Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Las Palmas me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së tretë në La Liga.
Madrilenët nuk e nisën aspak mirë ndeshjen pasi pësuan herët qysh në minutën e pestë, me golin e Moleiros, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë u përmbyll me atë rezultat.
Kurse pjesën e dytë e nisi më furishëm Reali dhe në minutën e 69-të nxjerri penallti.
Vinicius Junior e konkretizoi në gol penalltinë e fituar nga Arda Guler.
Deri në fund Reali pati disa mundësi të mira me Mbappen e Endrickun por që nuk i finalizuan.
Ndërkohë, Las Palmas gjeti golin në fundin e takimit mirëpo u anulua për pozicion jashtë loje.
Pas këtij barazim Reali ka pesë pikë në tre ndeshje kurse Las Palmas ka dy sosh./Arbresh.info
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...