Nuk është befasi që Raul Asencio është bërë pjesë e planeve të Real Madridit për të ardhmen.
Pasi u bë pjesë e ekipit të parë në nëntor për shkak të lëndimeve të shumta, Asencio ka filluar të bëhet rregullisht pjesë e ekipit gjatë muajve të fundit.
22-vjeçari numëron 21 paraqitje këtë sezon për Real Madridin dhe ai shkëlqeu ndaj Manchester Cityt së fundmi përkundër faktit që po përballet me disa probleme jashtë fushës.
Asencio momentalisht ka kontratë deri në vitin 2026, por lojtarët e Castillas të cilët promovohen në ekipin e parë fitojnë të drejtën që të rinovohet kontrata e tyre automatikisht për pesë sezone.
Raportimet e fundit bëjnë me dije se Real Madridi po bën lëvizje për të rinovuar kontratën e Asencios, ku pjesë e planeve të tyre është që t’ia largojnë klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurosh.Pas largimit të Nacho Fernandez, shumë persona menduan se ‘Los Blancos’ kanë nevojë për transferime.
Këtë verë do të ndodhë po ashtu edhe largimi i Jesus Vallejos, ndërsa Real Madridi duhet ta vlerësojë se si do të kthehen David Alaba dhe Eder Militao pas lëndimeve serioze të gjurit.
Diario AS ka bërë me dije se pas paraqitjeve të fundit fantastike, bordi i klubit e ka për synim që ta bëjë Asencion pjesë të ekipit të parë për sezonin e ardhshëm./telegrafi/
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan
Papa: Lufta në Iran po përkeqësohet gjithnjë e më shumë
Ademi viziton Kosovën U21: Synimi është kualifikimi në Euro ...
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...