Real Madridi mori dy goditje të rëndësishme gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Athletic Bilbao-s në “San Mamés”, pasi Trent Alexander-Arnold dhe Eduardo Camavinga u detyruan të dalin nga loja për shkak të problemeve fizike.
Trent Alexander-Arnold u shtri në fushë në minutën e 54-t duke u ankuar për dhimbje në muskulin e kofshës së majtë.
Mbrojtësi anglez u largua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa vendin në fushë ia zuri Raúl Asencio.
Sipas raportimeve të Miguel Ángel Díaz, brenda klubit madrilen ka shqetësim të madh për gjendjen e tij, pasi dyshohet për një dëmtim në aduktorin e majtë, që mund ta mbajë jashtë për disa ndeshje. Gjithashtu sipas tyre ai do të humbasë të gjitha ndeshjet e këtij viti.
Po ashtu në minutën e 69-të, edhe mesfushori francez Eduardo Camavinga ndjeu dhimbje në kyçin e këmbës së majtë. Ai tentoi të vazhdonte lojën për disa minuta, por në fund kërkoi zëvendësimin, duke i lënë vendin Arda Gülerit.
Gazetari Díaz raportoi se, ndryshe nga Alexander-Arnold, Camavinga ka vetëm shqetësime të lehta dhe nuk pritet të ketë dëmtim serioz.
Vlen të kujtohet se francezi ka qenë jashtë fushave për 37 ditë në fillim të sezonit, për shkak të një ndrydhjeje në kyçin e djathtë, ndaj stafi mjekësor po i trajton simptomat me kujdes të shtuar.
Reali ndeshjen e radhës e luan ndaj Celta Vigos në fundjavë, gjersa në mesjavën e pret një përballje e vështirë ndaj Manchester Cityt në Ligë të Kampionëve./Arbresh.info
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...