Real Madrid ka arritur të shënoj një fitore të rëndësishme dhe vendimtare për të ardhmen e trajnerit Xabi Alonso, ku mposhten në udhëtim Deportivo Alavesin me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 16-të në La Liga.
Ndeshja nisi mirë për “Los Blancos” ku falë një goli të Kylian Mbappe kaluan në epërsi në minutën e 24-të, shkruan Arbresh.info.
Reali pati edhe disa raste tjera gjatë pjesës por nuk arriti t’i shfrytëzojë dot. Ndërkohë, vendasit patën një mundësi të artë në fundin e etapës së parë për ta barazuar ndeshjen, por goditja e Ibanez u ndal nga portieri belg, Thibaut Courtois.
Alavesi nisi iniciativën për ta barazuar rezultatin dhe këtë e arriti përmes Carlos Vincente i cili shënoi për 1-1 në minutën e 69-të, vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë.
Por baraspesha nuk zgjati shumë, pasi Rodrygo riktheu epërsinë në 1-2 pas një asistimi nga Vini në minutën e 76-të.
Deri në fund të takimit, Brahim Diaz pati një mundësi të mirë t’i jap fund ndeshjes por nuk e shfrytëzoi.
Me këtë triumf, Reali rikthehet tek fitorja pas dy ndeshjeve radhazi në të gjitha garat. Falë këtyre tri pikëve tashmë ata ndodhen në kuotën e 39 gjithsej, katër më pak se Barcelona e cila është liderë.
Kurse Alavesi mbetet e 12-ta me 18 pikë të grumbulluara.
Ndeshja e radhës për Real Madridin në La Liga është ndaj Sevillas në shtëpi, kurse Alavesi udhëton tek Osasuna./Arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër