Real Madridi ka pasur shumë probleme gjatë ndeshjeve parasezonale.
Para ndeshjes së sotme (e mërkurë), ata kishin fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tyre – atë në penalti kundër Arsenalit, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse nuk kanë qenë shumë të paqëndrueshëm në sulm, problemi më i madh i tyre ka qenë mbrojtja. Por, këto probleme vazhduan edhe në ndeshjen kundër Fenerbahces së Vedat Muriqit sonte në kuadër të Kupës Audi.
Skuadra turke ishte mposhtur me rezultat tronditës 6 me 1 nga Bayern Munichu të martën, por kjo disfatë nuk i ndali ata për shkak se i frikësuan ‘Los Blancos’ dukshëm në Allianz Arena.
Fenerbahce shënoi tri herë në portën e Keylor Navor dhe gjatë ndeshjes ishin gjithsej tetë gola.
Real Madridi arriti të dal fitues me rezultat 5 me 1 falë golave nga Nacho, Mariano dhe hat-trickut nga Benzema.
https://twitter.com/TurkFootballTV/status/1156606179440758785
Por, Zidane nuk duhet të jetë aspak i lumtur me performancat në mbrojtje të skuadrës së tij.
Ata kanë pranuar 16 gola brenda vetëm pesë ndeshje. Kjo do të thotë se ata kanë pranuar nga një gol çdo 28 minuta./arbresh.info/
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...