Real Madridi ka fituar derbin e javës të La Ligës, duke fituar në Mestalla Stadium ndaj Valencias me rezultat 1 me 3.
Pjesa e parë ishte totalisht e dominuar nga kampionët në fuqi, duke krijuar raste të shumta.
Goli i parë u shënua në minutën e 16-të, nëpërmjet sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo. Ai shënoi nga pika e bardh për rezultatin 0 me 1.
Në fund të pjesës së parë, Reali përsëri fitoi një penallit, pasi sulmuesi francez, Karim Benzema, u pengua nga Garay.
Në gol përsëri e konvertoi portugezi, Cristiano Ronaldo, për rezultatin 0 me 2, në minutën e 38.

Në pjesën e dytë, Valencia arriti te kthehet në lojë duke shënuar me anë të Santi Minas, i cili shënoi në minutën e 59-të për 1-2.
Pas këtij goli, vendasit rrezikuan edhe disa herë në tentim për ta gjetur golin e barazimit, por ishte i Reali që shënoi edhe dy gola tjerë duke siguruar fitoren.
Ishte mbrojtësi brazilian, Marcelo, i cili shënoi në minutën e 84-të pas një kundërsulmi të shpejt për 1-3, ndërsa Toni Kroos në minutën e 89-të vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të takimin 1-4.
Pas kësaj fitore, Reali mbetet në pozitën e katërtë në tabelë me 38 pikë, ndërsa Valencia renditet në vendin e tretë me 40 sosh. /arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s