Real Madridi raportohet se dëshiron ta rrëmbej shënjestrën e Manchester Cityt, sulmuesin e Arsenalit – Alexis Sanchez.
28-vjeçari ishte afër transferimit te Manchester City gjatë verës, por “Topçinjtë” nuk shitën atë pas dështimit për të siguruar shërbimet e Thomas Lemarit nga Monaco, transmeton portali arbresh.info.
“Qytetarët” besohet se ende janë të interesuar në transferimin e reprezentuesit kilian, megjithëse bazuar në ‘Don Balon’, skuadra e Pep Guardiolas do të përballet në garë me Madridin pasi gjiganti spanjoll dëshiron të arrijë një marrëveshje.
Raporti shton se nëse ‘Los Blancos’ arrijnë të sigurojnë transferimin e Sanchezit verën e ardhshme, ata do të shesin Gareth Balen, të cilin janë duke e monitoruar klubet si Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Chelsea.
Sanchez ka shënuar 47 gola brenda 141 paraqitjeve te Barcelona para transferimit në Arsenal, ku ka realizuar vetëm 75 gola brenda katër sezoneve të fundit./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BbpVDvpF7B8/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...