Real Madridi i është shmangur befasisë në Stamboll duke siguruar fitore minimale ndaj Galatasaray.
‘Los Blancos’ ka siguruar fitore me rezultat minimal 0 me 1 në ndeshjen si mysafirë kundër skuadrës turke të zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë në Grupin A në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Goli vendimtar i ndeshjes u shënua nga mesfushori Toni Kroos derisa po zhvillohej minuta e 18′ e takimit.

Hazard, i cili ishte asistues në golin nga gjermani, kishte një shans të jashtëzakonshëm për të dyfishuar epërsinë në minutën e 65′ pasi kaloi edhe portierin por goditja e tij u ndal nga transverzalja.
Nikoqirët kishin rastet e tyre duke i shkaktuar mjaftë probleme portës së Thibaut Courtois, por belgu bëri disa pritje fantastike.
Real Madridi tani qëndron në pozitën e dytë të Grupi A me katër pikë – pesë larg nga Paris Saint Germain si lider, ndërsa dy më shumë se Club Brugge në pozitën e tretë me dy pikë.
Galatasaray qëndron në fund të tabelës me vetëm një pikë pas tri ndeshjeve./arbresh.info/
Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram