Real Madridi thuhet të jetë i gatshëm për të lansuar një ofertë prej 110 milionë euro për të sjellë mesfushorin e Lazios dhe Serbisë, Sergej Milinkovic-Savic, në kryeqytetin spanjoll këtë verë.
Kështu raporton ‘Don Balon’, e cila thekson gjithashtu që klubi është duke kërkuar nënshkrimin me mesfushorin në mënyrë për të përforcuar opsionet e tyre në qendër të fushës për këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Raporti gjithashtu shton se një marrëveshje me lojtarin mund të arrihet për 100 milionë euro, ndërsa shuma tjetër prej 10 milionë është për bonuse.
Derisa Luka Modric dhe Toni Kroos po i afrohen viteve të tyre të fundit në karrierë, duket si një ide mjaftë e mençur nga Real Madridi për të sjellë njërin nga mesfushorët më të mirë në klub këtë verë.
Reprezentuesi serb doli në skenë vitin e kaluar te Lazio duke shënuar 14 gola dhe duke krijuar tetë asistime te skuadra e tij që për pak humbi kualifikimin në Ligë të kampionëve këtë sezon.
23-vjeçari është vlerësuar si njëri nga mesfushorët më të mirë në Serie A sezonin e kaluar dhe nuk është e çuditshme që skuadra e Julen Lopeteguit të reagojë për të siguruar shërbimet e tij./arbresh.info/
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...