Real Madridi ka treguar edhe një herë së është mbret në garat evropiane, duke e mposhtur PSG-në me rezultat 3-1 edhe pse ishte duke humbur 1-0 nga pjesa e parë për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar para tre javësh ishte mbyllur me rezultat 1-0 në të mirë të parisienëve.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Kylian Mbappe në minutën e 13-të, por goditja e tij u ndal nga Thibaut Courtois.
Pas tij rrezikoi Karim Benzema në minutën e 25-të, por Gio Donnarrumma bën një pritje të madhe.
Në minutën e 34-të Mbappe shënoi, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Pas disa rasteve të humbura nga Kylian Mbappe, francezi ishte i saktë në minutën e 39-të. Ai mori një top nga Neymar jashtë zone dhe me tu futur brenda gjuan bukur për të shënuar për 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve që dukeshin në rrugë të mbarë për të kaluar në gjysmëfinale.
Kjo pasi edhe pjesën e dytë e nisën më mirë dhe rrezikonin më shumë.
Por Real Madridi arriti të barazojë rezultatin në minutën e 61-të, ku një gabim i Gio Donnarummas bëri që Karim Benzema të përfitojë për të shënuar për 1-1.
Ky gol ia ktheu besimin mbretërve, që filluan sulmet për ta gjetur golin e epërsinë, por që do të barazonin shifrat nga dy ndeshjet.
Në minutën e 76-të, Karim Benzema arriti të shënojë sërish pas një pasimi të bukur të Luka Modric për 2-1.
Pa kaluar mirë tre minuta, në minutën e 78-të, Benzema përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e parisienëve për të shënuar për 3-1, duke i dhënë epërsinë mbretërve pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Real Madridi iu gëzua kualifikimit në çerekfinale.
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit
28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan
Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmi...