Kanë mbetur më pak dy muaj para se të hapet afati kalimtar i transferimit të lojtarëve.
Shumë skuadra evropiane do të mundohen të përforcohen duke parë mungesat e theksuara gjatë sezonës vjeshtore në kampionatet e tyre. Një prej ekipeve që po kalon një periudhë të vështirë është edhe Real Madridi, i cili renditet i treti në kampionatin spanjoll dhe i dyti në Ligën e Kampionëve.
Vlera e kartonit të portierit të kombëtares spanjolle kap shifrat e tetë milionë eurove. Kjo ka shtyrë që skuadra madrilene të mendoj edhe për përforcimet e reja që do të bëjë gjatë dimrit.
Los Blancos po e vëzhgojnë për së afërmi futbollistin e Athletic Bilbaos, portierin Kepa që po kalon nëpër një sezon fantastik, shkruan telegrafi.
Portieri 23-vjeçar ndiqet edhe nga Juventusi e Arsenali, por deri më tani nuk ka asnjë gjë konkrete.
Ndryshe, Reali raportohet se do të sjell shumë yje botërore gjatë afatit kalimtar të verës.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses