Real Madridi ka shumë pak gjasa ta realizojë transferimin e mesfushorit të PSG-së, Vitinha. Kështu raporton eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano.
“Los Blancos” synojnë ta forcojnë mesfushën gjatë afatit kalimtar veror dhe portugezi shihet si objektiv ëndrrash për drejtuesit madrilenë.
Megjithatë, Paris Saint-Germain e konsideron Vitinhan shtyllë kryesore të mesfushës dhe nuk ka ndërmend të ndahet nga ai.
Sipas raportimeve, PSG është i gatshëm të dëgjojë oferta vetëm në shifra marramendëse, duke pasur parasysh se lojtari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
Për më tepër, ish-mesfushori i Portos nuk ka asnjë dëshirë të largohet nga “Parc des Princes”, ku është ambientuar shumë mirë.
Vitinha gëzon respekt të madh për trajnerin Luis Enrique, i cili po këmbëngul ta mbajë atë me çdo kusht në ekip. Në këto rrethana, Real Madridi pritet ta zhvendosë fokusin drejt alternativave të tjera në treg.
Në listën e objektivave të mundshëm përfshihen emra si Alexis Mac Allister (Liverpool), talenti i AZ Alkmaar, Kees Smit, si dhe Nico Paz që aktualisht luan te Como.
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi