Real Madridi është duke kërkuar një zëvendësues për Toni Kroosin dhe janë në dijeni se nuk do të jetë aspak e lehtë.
Gjermani u pensionua nga futbolli me klube më 1 korrik, atëherë edhe kur i përfundoi kontrata me Los Blancos, por që zyrtarisht e mbylli me eliminimin e Gjermanisë nga Euro 2024.
Sipas raportimit nga Marca, në listën e Los Blancos për të zëvendësuar Kroosin është braziliani Bruno Guimaraes, i cili aktualisht luan për Newcastle United.
Guimaraes ka pasur një ndikim të rëndësishëm deri tani për Magpies, duke luajtur në 86 ndeshje, duke shënuar 16 gola dhe duke dhuruar 14 asistime.
Newcastle kërkon 120 milionë euro për të, një shifër që nuk duhet të jetë problem për Galaktikët.
Megjithatë, Real Madridi duhet të vepronte shpejt pasi edhe Manchester City është në garë dhe Pep Guardiola e adhuron lojën e tij. /Telegrafi/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit