Disfata e së mërkurës kundër Paris Saint-Germainit e shënoi herën e parë që Real Madridi pësoi disfatë në ndeshjen e parë të një edicioni të ri të Ligës së Kampionëve që prej vitit 2005.
“Los Blancos” u mposhtën me rezultat 3:0 në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit, që fituan falë dy golave të Angel Di Marias dhe një goli në minutat e fundit të ndeshjes nga Thomas Meunier, transmeton Gazeta Express.
Edhe hera e fundit që Real Madridi e kishte humbur ndeshjen e parë të një edicioni të ri të Ligës së Kampionëve kishte qenë në Francë dhe madrilenët kishin pësuar disfatë me rezultat 3:0 edhe atëherë.
Golat e shënuar nga John Carew, Juninho dhe Sylvian Wiltord bënë që Lyoni ta fitojë atë ndeshje të zhvilluar në “Stade Gerland”, gjatë sezonit 2005/06.
Skuadra e Vanderlai Luxemburgot e kishte arritur fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve në atë vit, por pastaj ishte eliminuar nga Arsenali në 1/8 e finales.

Kjo disfatë kundër PSG-së është vetëm e pesta për Zinedine Zidane si trajner në Ligën e Kampionëve dhe vetëm e dyta në ndeshjet e fazës së grupeve.
Vetëm dy nga 64 kampionët e Evropës në histori e kanë humbur ndeshjen e parë të rrugëtimit të tyre në garën më prestigjioze të kontinentit.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...