Real Madridi ka mposhtur Barcelonën me rezultat 97:90 pas vazhdimeve në kuadër të raundit të 12-të në Euroligë.
“Los Blancos” e nisi çerekun e parë mirë duke fituar 22-17 por katalanasit u rikthyen fuqishëm në periudhën e dytë për ta mbyllur me epërsi prej katër pikësh, shkruan Arbresh.info.
Çereku ashtu sikurse i pari i takoi madrilenëve që e fituan me gjashtë pikë epërsi, ndërsa Barcelona u rikthye në fund për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Koha e rregullt e kësaj “El Classico” u mbyll 74-74.
Ndërkohë në vazhdime më të saktë u treguan basketbollsitët e Realit të cilët fituan 23-16 dhë në fund triumfuan 97-90.
Më i dalluari në fitoren e “mbretërve” ishte qendra Tavarez që luajti me 24 pikë e 18 kërcime teksa lojë të mirë bëri edhe Hezonja që shtoi 23 sosh.
Ndërkohë Punter luajti me 27 pikë për Barcelonën por të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.
Pas 12 xhirove, Reali është i 10-ti me 12 pikë kurse Barça është e shtata me 14 sosh./Arbresh.info
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit