Vendosmëria e Jose Mourinhos për të mbajtur David De Gean në klub do të testohet nga Real Madridi, i cili thuhet se do t’i ofrojë Manchester Unitedit mbrojtësin Raphael Varanen në rikthim.
Trajneri i “Djajve të Kuq” është një tifoz i madh i mbrojtësit francez dhe mund të detyrohet të jap portierin e tij për të siguruar shërbimet e yllit të “Los Blancos”, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Madridit, Zinedine Zidane nuk e ka ndërmend të shes apo shkëmbej 23-vjeçarin, por atij mund t’i imponohet një gjë e tillë nga presidenti i klubit Florentino Perez.
Gjiganti spanjoll kërkon gjithsesi transferimin e David De Geas në ‘Bernabeu’, dhe sipas raporteve nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’, marrëveshja për shkëmbim me Raphael Varanen duket zgjidhje ideale./arbresh.info
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...