Real Madridi dhe Valencia kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Mbretërit janë nikoqir të Valencias në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 14-të në La Liga, e cila zhvillohet në Santiago Bernabeu nga ora 20:45.
Skuadra e Santiago Solarit vjen nga një humbje turpëruese nga Eibari dhe pret t’i kthehet sa më shpejt fitores në kampionat.
Në anën tjetër, Valencia ka dy fitore radhazi dhe pret rezultat pozitiv nga ky udhëtim shkaku i formës së mirë që po përjeton.
Solari ka vazhduar me rotacion në formacionin e tij, ndërsa trajneri i Valencia do të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Reguilon; Ceballos, Llorente, Modric; Vazquez, Benzema, Bale.
Valencia: Neto; Wass, Garay, Paulista, Gaya; Soler, Coquelin, Parejo, Guedes; Gameiro, Mina.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...