Real Madridi luan ndeshjen e shtatë në kuadër të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve ndaj Monacos në ‘Santiago Bernabeu’.
Një fitore është e mirëpritur duke ditur krizën që e ka kapluar klubin kohëve të fundit me largimin e Alonsos dhe eliminimin nga Kupa e Spanjës, prandaj tre pikë do t’i afronin edhe më shumë në rrethin e 1/8 së finales në këtë kompeticion, shkruan Arbresh.info.
Natyrisht fitoret nuk vijnë lehtë sidomos kur ka mungesa. Trajneri i ri madrilen, Alvaro Arbeloa nuk mund të llogarisë në disa lojtarë për takimin e nesërm.
Rodrygo nuk ka mundur të rikuperohet plotësisht dhe do të jetë jashtë edhe për këtë sfidë. Gjithashtu Rudiger mungon në këtë takim.
Trent, Militao dhe Mendy janë tre futbollistët tjerë të mbrojtjes që i mungojnë ‘Los Blancos’ në këtë sfidë.
Gjithashtu pjesë e klubit nuk do të jetë as Brahim Diaz i cili dje luajti finalen e Kupës së Afrikës.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Monacos luhet me fillim nga ora 21:00. Skuadra e Arbeloas ka 12 pikë, kurse francezët nëntë sosh./Arbresh.info
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...