Real Madrid-i ka arkëtuar tri pikë të arta në udhëtim të Barcelona, duke triumfuar me rezultat bindës 1 – 3.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, derisa dy skuadrat ishin mjaftë agresive para golit, shkruan portali arbresh.info.
Qysh pas pesë minutave lojë ishte Federico Valverde që zhbllokoi rezultatin, duke shënuar pas asistimit të Karim Benzema-s.
Mirëpo, gëzimi i “Mbretërve” zgjati vetëm tre minutave sepse talenti Ansu Fati barazoi shifrat pas pasimit të bukur nga Jordi Alba, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Fitorja e kampionit të Spanjës u vendos në pjesën e dytë dhe ishte kapiteni Sergio Ramos që në minutën e 63-të realizoi nga pika e bardhë për të rikthyer avantazhin, derisa goditjen finale ia dha mesfushori Luka Modric në minutën e 90-të.
Tutje, dy skuadrat provuan të shënojnë përsëri, mirëpo dy portierët ishin gjithmonë në vendin e duhur.
Pas kësaj fitore, Real-i rikthehet në kreun e tabelës me 13 pikë, derisa Barcelona renditët në vendin e 10-të me shtatë pikë./arbresh.info.
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...