Real Madrid-i ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Huesca-s, ndeshje e vlefshme për xhiron e tetë të La Liga-s.
“Los Blancos” dominuan ndeshjen nga fillimi, derisa fituan me rezultat bindës 4 – 1, shkruan portali arbresh.info.
Eden Hazard me supergol në minutën e 40-të zhbllokoi rezultatin, derisa pas pesë minutave Karim Benzema dyfishoi shifrat, transmeton portali arbresh.info.
Federico Valverde në minutën e 54-të trefishoi rezultatin, derisa mysafirët ngushtuan epërsinë përmes Ferreiro-s në minutën e 74-të.

Mirëpo, goditjen finale e dha përsëri Benzema në minutën e fundit të ndeshjes pas asistimit të Rodrgyo-s (90′).
Pas kësaj fitore, Real-i rikthehet në kreun e tabelës me 16 pikë, derisa Huesa renditët në pozitën e 18-të me pesë pikë./arbresh.info.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...