Real Madrid gjatë verës do mundohet të transferojë yllin e Bayern Munich, Alphonso Davies, të cilin e shohin si pasuesi i Marcelo-s.
Marcelo gjatë verës është një ndër emrat që pritet të largohet, pasi ka humbur pozitën e formacionit të parë, pas më shumë se një dekade, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Don Balon, klubi dhe prezantuesi i brazilianit janë kuptuar që ka ardhur koha që lojtari të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

“Galaktikët” kanë nevojë për një mbrojtës tjetër të krahut të majtë që të garojë me Ferland Mendy-n dhe Davies i përmbush kushtet.
Davies ka shkëlqyer këtë sezon me “Bavarezët”, andaj ka fituar vëmendjen e gjigantit spanjoll.
Mirëpo, Bayern nuk mendon ta shesë Davies, pavarësisht interesimit të Real-it./arbresh.info.
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës