Klubi mbretëror Real Madrid e ka përfunduar me barazim sezonin 2017/2018 në La Liga.
Reali është dashur të pajtohen me një barazim 2:2 në udhëtim te Villarreal, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 38-të.
Skuadra e trajnerit Zinedine Zidane, arriti të krijojë epërsi prej 0-2, duke shënuar me Bale dhe Ronaldo.
Vendasit nuk u dorëzuan për asnjë moment, duke arritur barazimin, me golat e shënuara nga Martinez dhe Castilljo.
Për Real Madrid në këtë ndeshje debutoi edhe Luca Zidane, djali i trajnerit Zinedine Zidane.
Me 76 pikë, 22 fitore, dhjetë barazime dhe gjashtë humbje, Real Madrid e përfundon në vendin e tretë sezonin në La Liga.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin