Real Madrid do konsiderojë mundësinë për të blerë lojtarë të rinj, vetëm nëse arrijnë të fitojnë 150 milionë euro nga shitja e lojtarëve momental.
Sipas Marca, “Galaktikët” nuk do shpenzojnë para në transferime të shtrenjta duke e vendosur klubin në probleme financiare, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra spanjolle në verë do provojë të shesë disa lojtarë dhe nëse fitojnë rreth 150 milionë euro nga shitjet, atëherë do konsiderojnë mundësinë e transferimeve të reja.

Mirëpo, ky nuk është problem për gjigantin spanjoll sepse ata besojnë se ekipi i parë është në gjendje të ‘luftojë’ për të gjitha trofetë edhe në sezonin e ardhshëm.
Yjet e mëdhenj si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Paul Pogba, Eduardo Camavinga dhe Fabian Ruiz janë të lidhur me kalimin në “Santiago Bernabeu”.
Ndërsa, lojtarët si James Rodriguez, Gareth Bale, Alvaro Odriozola, Sergio Reguilon dhe Luka Modric priten të largohen./arbresh.info.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...