Real Madrid mbetet destinacioni më i mundshëm për sulmuesin Kylian Mbappe.
Francezi ende nuk ka rinovuar kontratën me “Parisienët” dhe mediat raportojnë se largimi është shumë i mundshëm, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, PSG pavarësisht që është refuzuar disa herë nga Mbappe, nuk konsideron ta lejojë të largohet ngase e shohin si ylli i skuadrës.
Real Madrid tashmë i ka bërë të qartë klubit francez se nëse vendosin ta shesin Mbappe, atëherë do paguajnë 160 milionë euro (110 milionë plus 50 milionë euro bonuse).
Sipas ABC, gjiganti spanjoll nuk do konsiderojë të ofrojë më shumë dhe në rast që kërkesa refuzohet, atëherë do bindin Mbappe të qëndrojë edhe një vit pastaj të largohet si agjent i lirë./Lajmi.net/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë