
Roma's Nicolo Zaniolo celebrates after he scored his side's second goal during a Serie A soccer match between Roma and AC Milan, at Rome's Olympic Stadium, Sunday, Oct. 27, 2019. (AP Photo/Andrew Medichini)
Real Madrid thuhet se do të provojë gjithçka për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo, i cili do të kushtojë të paktën 50 milionë euro.
Zaniolo është rikthyer në stërvitje këtë javë te Roma, por mediet në Spanjë paralajmërojnë se 21 vjeçari së shpejti mund t’i detyrohet Real Madridit.
Kjo pasi Real Madrid do të bëjë gjithçka për të sjellë atë në sezonin e ri, duke rivalizuar Juventusin për nënshkrimin e tij.
Skuadra që drejtohet nga Zinedine Zidane ka ndryshuar politikën e transferimit në sezonet e fundit, duke u përqendruar më shumë te lojtarët e rinj premtues.
Zaniolo ka edhe katër vite kontratë me Romën, por problemet financiare të skuadrës italiane, mund të bëjnë që të heqin dorë nga talenti i tyre.
Real Madrid duhet të paguajë të paktën 50 milionë euro për Zaniolo./
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj