Real Madrid dhe Barcelona kanë të vendosura të luftojnë për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Bruno Fernandes.
Të dy skuadrat e La Ligas janë duke vëzhguar nga afër progresin e Fernandes në ‘Old Trafford’, vetëm tetë muaj pas transferimit të tij nga Sporting.
The Sun pretendon se Fernandes ishte i mërzitur kur u largua nga loja në ndeshjen që Manchester United e humbi nga Tottenham, dhe mund të jetë i gatshëm për një sfidë të re, me skuadrën e tij aktuale të mbërthyer në trazira.
Fernandes u bashkua me Manchester United në janar dhe provoi se ishte një transferim i qëlluar, duke pasur ndikim thelbësor në skuadër, që në fund arriti të kapte një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Ai ishte i rregullt në përparimin e Manchester United deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
26 vjeçari ka shënuar 14 gola në total në të gjitha garat për ‘Djajtë e Kuq’.
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...