Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La Liga ndaj Alavesit me rezultat 3-2 në kuadër të javës së shtatë.
Ndeshja nisi shumë mirë për madrilenët që realizuan në minutën e parë përmes Lucas Vasquezit, shkruan Arbresh.info.
Një asistim fantastik i Bellingham u konkretizua në gol nga Kylian Mbappe në pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, për të dyfishuar epërsinë në “Santiago Bernabeu”.
Ndërkohë goli i tretë erdhi nga Rodrygo tre minuta pasi filloi pjesa e dytë.
Alaves shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 85-të fillimisht më Benavidezin.
Kurse një minutë më vonë erdhi goli i dytë nga Kike Garcia.
Deri në fund Alavesi pati edhe dy mundësi shënimi mirëpo nuk arriti të shënoi.
Rast të mirë pati edhe Endrick në fundin e takimit por goditja e tij u ndal nga portieri.
Kohë më nuk pati dhe ndeshja përfundoi me Real Madridin që arkëtoi tri pikët e radhës në La Liga.
Pas shtatë ndeshjesh kampionët në fuqi kanë 17 pikë një më pak se Barcelona e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kurse Alaves është i teti me 10 sosh.
Takimin e radhës Reali e luan ndaj Atletico Madridit në fundjavë kurse Alavesi do të përballet me Getafen./Arbresh.info
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...