Real Madrid ka mposhtur me rezultat të thellë 6-0 skuadrën e Celta Vigos, në xhiron e parafundit të La Ligas.
Edhe pse pa ‘makinerinë e golave’, Ronaldon, yjet tjerë madrilenë u përkujdesën që të dhurojnë spektakël në Bernabeo.
Serinë e golave e filloi Bale, i cili shënoi dy sosh, të parin në minutën e 13-të ndërsa të dytin në minutën e 30-të.
Dy minuta më pas, Isco shënoi për 3-0. Dy golat tjerë i shënuan i riu Hakim A. dhe Toni Kroos, ndërsa Gomez shënoi një autogol.
Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme.

Sërish zjarr në një pallat në Tiranë, zjarrfikësit në terren
Çitaku: Kurti tejkaloi kompetencat dhe cenoi rendin kushtetu...
Komisioni Antimafia në Itali raport për mafien shqiptare: Po...
KRU `Prishtina`: Afati për kontrata po skadon
250-vjetori i pavarësisë, pasaportat e reja amerikane do të ...
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit