Real Madrid do t’i bëjë garë Barcelonës për transferimin e sulmuesit të Inter, Lautaro Martinez.
22-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 14 gola dhe kontribuar me tri asistime në 23 paraqitje për gjigantin italian.
Sipas The Sun, Real Madrid janë gjithashtu të interesim për Martinez, pasi dëshirojnë ta përforcojnë skuadrën, transmeton portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, Barcelona që një kohë të gjatë janë të interesuar për argjentinasin dhe sipas Calciomercato janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 111 milionë euro.

Martinez se bashku me Lukaku janë në formë shumë të mirë dhe kanë rolin kryesor në sulmin e “Neurazurëve”.
Inter për momentin është lider në Seria A me pikë të barabarta me Juventus./arbresh.info.
Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’
Inspektorati mbyll 26 motele dhe villa në gjithë Kosovën
Roma po e shqyrton rikthimin e Tottit me një rol të rëndësis...
Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve n...
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...