Real Betis është vënë pas Kristjan Asllanit në këtë merkato.
Interesimi për mesfushorin shqiptar është raportuar nga mediat spanjolle dhe më pas ato italiane. Për Asllanin duket opsion interesant La Liga, ndërsa Real Betis do të luajë edhe në Ligën e Evropës.
Mbetet për t’u parë cila do të jetë shifra e ofruar për Interin. Asllani pati mundësinë e tij me trajnerin Chivu, megjithatë zikaltrit dështuan në Botërorin për klube.
Betis ka trajner Manuel Pelegrinin, i cili duket se e ka aprovuar Asllanin.
Calciomercato.com shkruan se dy klubet janë ende larg një marrëveshjeje, pasi Inter kërkon minimumi 18 deri në 20 milionë euro për kartonin e mesfushorit 23-vjeçar.
Kristjan Asllani iu bashkua Interit në vitin 2022 nga Empoli./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...