Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen e tij pasi ishte në bankinë për ndeshjen e 1/8-ës në Kampionatin Botëror ndaj Zvicrës.
Duke postuar në Instagram, ai u kënaq me fitoren “e pabesueshme” të skuadrës dhe ndau një foto të tij duke festuar me skuadrën.
“Ditë e pabesueshme për Portugalinë, me një rezultat historik në kompeticionin më të madh në futbollin botëror”. “Ekspozita luksoze e një ekipi plot talent dhe i ri. Përzgjedhja jonë është për t’u përgëzuar. Ëndrra është e gjallë! Deri në fund! Forca, Portugali!”, ka shkruar CR7.
Ylli portugez shumicën e ndeshjes ishte në stol, por trajneri i Portugalisë, Fernando Santos e ka përgëzuar Cristiano Ronaldon për profesionalizmin e treguar.
“Cristiano ka treguar se ai është profesionist dhe kapiten i vërtetë. Ai nuk krijoi asnjë problem, vërtet”, ka thënë Santos.
“Ne kemi biseduar para ndeshjes dhe ai s’ka asnjë problem me vendimin tim. Cristiano është një shembull”, shtoi portugezi.
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...