Futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen me Malishevën.
Ai u desh të largohej nga loja me ambulancë, për t’u dërguar fillimisht në spitalin e Gjilanit, e pastaj edhe në QKUK, shkruan Arbresh.info.
Bilalli qëndroi disa ditë në QKUK. Teksa ditën e sotme ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku i falënderoi të gjithë ata që i qëndruan afër në ditët e tij më të vështira në karrierë.
Ai premtoi se do të rikthehet edhe më i fortë në fushë.
POSTIMI I PLOTË PA NDËRHYRJE:
ELHAMDULILAH,
Se pari falenderimet i takojne Allahut, Sheruesit te vetem qe jam shume me mire me shendet,
dua gjithashtu te falenderoj stafin mjeksor te klubit tim posaqerisht Dr. Arben A. Bislimi, Dr Argjil Shkodra, …. stafin mjeksor te Malisheves, Lojtaret, Familjaret, Stafin mjeksor ne Gjilan dhe ne QKUK dhe te gjithe ata qe ishin me mua dhe u perkujdesun per mua ne repartin e Neurokirurgjise ne Prishtine nga momenti i lendimit deri me sot.
Do te mundohem te ju pergjigjem mesazheve nje nga nje,
Falenderim nga zemra shkon edhe per Klubin tim te zemres qe me kane qendruar afer gjate gjithe kohes, Presidentet, Stafi dhe Lojtaret.
Me lejen e Zotit shpresoj dhe premtoj se do te kthehem edhe me i forte se si kam qene.
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij