Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka reaguar pas pensionimit të Khabib Nurmagomedovit nga UFC-ja si kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e lehtë, duke thënë se luftëtari rus e meriton atë.
Nurmagomedov u pensionua si luftëtar i pamposhtur në 29 meçe në UFC, menjëherë pasi e mposhti Justin Gaethjen në rundin e dytë në luftën për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e lehtë të shtunën në Abu Dhabi, raporton Gazeta Express.
32-vjeçari tha se nuk do të luftojë më për nder të babait të vet të ndjerë, Abdulmanap, i cili ishte edhe mentori dhe trajneri i tij, që vdiq në korrik pas problemeve shëndetësore që ia shkaktoi Covid-19.
“Kjo ishte lufta ime e fundit. Në asnjë mënyrë nuk do të kthehet këtu pa babanë tim”, tha Khabib pas meçit.
Triumfit të tij i është gëzuar edhe mbrojtës i Torinos dhe Kosovës, Vojvoda, i cili e ka quajtur idhull rusin.
“Ti e meriton pensionimin, idhull”, shkroi Vojvoda në një video të postuar në instastory në Instagram.
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...