Gjatë ditës së hënë është raportuar se Argjentina mund të marrë pjesë në Ligën e Kombeve në edicionin e ri.
Gara që u themelua në vitin e kaluar nga UEFA si alternativë për ndeshjet miqësore, thuhej se mund ta ftonte ‘Les Albicelestes’ që të luante në sezon e ri.
Por, shtëpia e futbollit evropian ka reaguar në lidhje me ato lajme, duke thënë se ata nuk i kanë bërë ftesë asnjëherë kombëtares argjentinase që të marrë pjesë në Ligën e Kombeve e as të jetë nën ombrellën e tyre.
“Nuk ka asgjë të vërtetë rreth zërave se Argjentinës i është kërkuar të marrë pjesë në garat e UEFA-s, apo të bëhet pjesë e UEFA-s”, thuhet fillimisht në njoftim.
“UEFA kurrë nuk është futur në diskutime për këto çështje, dhe kurrë nuk do të bënte kështu. Gjithsesi, në shpirtin miqësor, UEFA sigurisht do ta ftojë Argjentinën si mysafire speciale për të parë ndonjë garë të UEFA-s, në çdo kohë”, thuhet më tej në njoftimin e lëshuar nga shtëpia e futbollit evropian. /Telegrafi/
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren