Raul Jimenez ka pranuar se nuk do ta refuzonte mundësinë për t’iu bashkuar Barcelonës ose Real Madridit nëse do të merrte ofertë nga gjigantët spanjollë.
Sulmuesi i Wolverhampton Wanderers ka shënuar 22 gola në sezonin e papërfunduar 2019/2020, prandaj interesimi për shërbimet e tij është rritur. Manchester Unitedi, Liverpooli, Chelsea dhe Arsenali janë klubet nga Liga Premier që janë vënë në garë për 28-vjeçarin.
Jimenez në të kaluarën ka luajtur në La Liga te Atletico Madrid, ndërsa nuk do ta humbte shansin për të luajtur në Camp Nou apo Santiago Bernabeu.
“Mësoj (për transferimet) nga mediat sociale. Tashmë më kanë dërguar te Real Madridi, Chelsea, Manchester Unitedi, Arsenali dhe çdo ditë vjen nga një klub i ri. Duhet të jem i qetë, nëse flasin për mua, do të thotë sepse po i bëj gjërat mirë”.
“Do të doja të vazhdoja në Angli. Ja i lumtur, i përshtatur dhe më pëlqen ideja (të qëndroj në Ligën Premier). Nëse më thoni se nesër do të vijë një ofertë nga Real Madridi ose Barcelona, padyshim se nuk do ta lejoja një mundësi të tillë të më ikte, por nëse qëndroj këtu, po luftoj për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, për gjërat e rëndësishme”, ka deklaruar Jimenez për ESPN. /Telegrafi/
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...