Talenti brazilian, Endrick që u bashkua me Real Madridin me shumë bujë dhe pritshmëri të mëdha, po përjeton një periudhë mjaft të vështirë në kryeqytetin spanjoll.
Një vit e gjysmë pas transferimit të tij të shumëpërfolur, realiteti i tij është larg asaj që tifozët dhe klubi kishin imagjinuar, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse krahasuar me yje si Vinicius Jr. apo Rodrygo, Endrick ende nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë sezon me ekipin e parë të Real Madridit.
Në ndeshjen e fundit ndaj Getafes, ai u pa duke u nxehur në vijën anësore, por nuk u aktivizua, gjë që dukshëm e shqetësoi. Kjo situatë ka rritur ndjeshëm tensionin në rrethin e lojtarit, i cili tashmë e sheh si zgjidhje të vetme një huazim në merkaton e janarit.
Burime pranë lojtarit konfirmojnë se mungesa e minutave është duke ndikuar negativisht jo vetëm në zhvillimin e tij, por edhe në shanset për të qenë pjesë e Brazilit në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Për një lojtar që debutoi me përfaqësuesen e madhe në moshën 17-vjeçare, kjo është një prapakthim i rëndë, raporton Marca.
Në planet e trajnerit aktual, Xabi Alonso, Endrick renditet pas të gjithë sulmuesve të tjerë në dispozicion. Edhe Gonzalo García po merr më shumë minuta se ai. Deri tani, statistikat flasin qartë: 0 minuta të luajtura në të gjitha kompeticionet.
Huazimi nuk është një ide e re. Ajo u diskutua edhe gjatë verës së kaluar, kur u përfol një interes i fortë nga Real Sociedad, por një rikthim i dëmtimit të mëparshëm bëri që transferimi të mos ndodhte. Tani që është rikuperuar plotësisht, mungesa e hapësirës te “Los Blancos” e bën gjithnjë e më të mundshme një lëvizje të përkohshme në janar.
Endrick ndodhet para një vendimi të madh: të qëndrojë në Madrid, duke u stërvitur me emrat më të mëdhenj por pa luajtur, apo të shkojë diku tjetër ku mund të sigurojë vazhdimësi dhe të rifitojë vendin e tij në përfaqësuese.
Zhvillimet e merkatos së janarit do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...