Rasim Thaçi – Cima ishte kërkuar nga Dinamo Zagrebi, ka luajtur në Prishtinë dhe Flamurtar
Artisti dhe ish-futbollisti i njohur kosovar, Rasim Thaçi – Cima ka vdekur gjatë ditës së sotme (e premte) në moshën 71-vjeçare.
‘Cima’ njihet si një artist i madh i vendit, por ai në të kaluarën ka qenë edhe futbollistë i disa skuadrave nga Kosova.
Vet legjenda e humorit ka deklaruar disa herë se gjatë rinisë së tij ka qenë pjesë e klubeve kryeqytetase, Prishtinës dhe Flamurtarit.
I ndjeri Thaçi shpeshherë në të kaluarën ka treguar se ka qenë futbollist i dalluar dhe i përkushtuar në ekipet e tij, edhe pse në kushte të vështira.
Në një intervistë të para disa vitesh për RTV Dukagjinin, Cima kishte treguar se ka qenë një futbollist mjaft i mirë i cili edhe ka shënuar mjaft gola.
Ai kishte shtuar se ka pasur oferta edhe nga Dinamo e Zagrebit, por sipas tij humori në shpirt që ka pasur nuk e ka lejuar të zhvillojë karrierë në futboll.
“Kam bërë gabime në fushë. I dhuroja topin portierit në momentin kur mundesha të shënoja. Mos serioziteti im në fushë më pengoi. Njëherë i dhashë vetes gol, vetëm për të bërë sensacion për publikun”, kishte deklaruar Cima.
Ndryshe, Rasim Thaqi nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19 e cila edhe i mori jetën në Klinikën Infektive. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët./express/

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...