Milot Rashica do të kërkojë ta frymëzojë Werder Bremenin drejt gjysmëfinales së dytë radhazi në Kupën e Gjermanisë, duke e bërë atë që di ta bëjë më së miri në këtë garë; shënimin e golave, në përballjen e sotme kundër Eintracht Frankfurtit.
Werderi e viziton Frankfurtin në Commerzbank Arena, i vetëdijshëm se kupa është gara e vetme ku mund ta gjejë shpëtimi në një sezon shumë të dobët këtë edicion.
Skuadra e Florian Kohfeldt vjen në këtë takim në formë tmerrësisht të dobët, pasi i ka humbur pesë ndeshjet e fundit radhazi në Bundesligë, në një betejë tejet të vështirë për mbijetesë pasi renditet e parafundit në tabelë.
Por Werderi dhe Kohfeldt shpresat do t’i varin në asin e Kombëtares së Kosovës, Rashicën, i cili është në formë të jashtëzakonshme në këtë garë.
Ylli nga Vushtrria i ndihmoi Werderit të bëjë sensacion dhe ta mundë Borussia Dortmundin në 1/8 e finales për ta siguruar një vend në çerekfinale, duke e realizuar atë që ishte goli i gjashtë radhazi në po aq ndeshje në kupë.

Me atë gol, Rashica u fut në histori të klubit, duke u bërë futbollisti i parë në histori të Bremenit që i shënon gjashtë gola radhazi në Kupën e Gjermanisë.
23-vjeçari do të kërkojë ta vazhdojë serinë mbresëlënëse dhe t’ia sigurojë skuadrës së vet një vend në gjysmëfinale, në takimin që nis në orën 20:45. /Gazeta Express/
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid