Kosova fitoi 1-0 ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Pas ndeshjes, Milot Rashica ka thënë se është mëkat që Dardanët nuk kanë mundur të kualifikohen në këtë turne.
“Besoj që është gjithmonë kënaqësi të shënojë, sidomos me Kombëtaren. Kemi pasur periudhë të vështirë në fillim, por po përmirësohemi. Fusha na ka pamundësuar të luajmë lojë të mirë për sy. Por me rëndësi është që shënuam fitoren dhe morëm tri pikët. Mendoj se të gjithë janë të lumtur”, ka thënë Rashica.
“Aftësia e Muriqit në lojën në ajër më lehtëson shumë punën. Më duhet vetëm ta përcjell atë. Është prej pozitave që më pëlqen më së shumti kjo ku kam luajtur sonte”.
“Lojtarët e rinj janë përshtatur shumë shpejtë. Kanë luajtur lojë të mirë, kanë luftuar për çdo top. Kemi pasur raste edhe më shumë se në ndeshjet e tjera, kur terreni ishte më i mirë. Është dashur t’i shfrytëzojmë edhe dy-tri raste.
“Tani do të provojmë t’i fitojmë dy ndeshjet e ardhshme. Është mëkat i madh që po e humbim një mundësi shumë të madhe. Ka qenë shumë e mundshme, por duhet të shikojmë para”, ka shtuar më tej Rashica. /Telegrafi/
Supergoli i Ilievskit e dërgon Prishtinën në epërsi pas pjes...
Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael ...
Rahoveci 029 prezanton Richard Granberry në ditën e fundit t...
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit ...
Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C
Trump thotë se SHBA-ja shkatërroi nëntë anije të marinës ira...