Bundesliga sot e mbyll edicionin 2020/21 me nëntë ndeshjet që nisin nga ora 15:30. Werder Bremen sot do ta luajë ndeshjen e sezonit. Rashica me shokë do të synojnë të sigurojnë mbijetesën në ndeshjen e fundit të sezonit, por përballë do ta kenë Borussia Monchengladbachun.
Ata po luftojnë për vendin e shtatë që dërgon në kualifikime për garën më të re të UEFA-s, Conference League. Werder Bremen gjendet në vendin e 16-të që dërgon në play-out me 31 pikë, një më shumë se Kolni që luan ndaj Schalkes tashmë të larguar nga elita dhe një pikë më pak se Arminia Bielefeld që i shkon Stuttgartit.
Në këtë duel nuk ka vend në formacionin startues për yllin kosovar, Milot Rashicën. Ai do të jetë në stol në ndeshjen që e definon të ardhmen e Werder Bremenit, nëse do të vazhdojë në Bundesliga ose të bie një rang më poshtë.
Unsere Elf für den 34. SPIELTAG! ?
⏳ Zetterer – Möhwald, Rashica, Osako, Füllkrug, Agu, Erras, Rieckmann und Bargfrede.
? https://t.co/oBFw7h1YdQ
? https://t.co/ySFdFeo1BQ
? https://t.co/bNEvc4Ir0v#SVWBMG | #Werder pic.twitter.com/nPZsU0y4RW— SV Werder Bremen (@werderbremen) May 22, 2021
Rashica ka luajtur 23 ndeshje këtë edicion në Bundesliga, ndërsa ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar pesë asistime.
Policia kërkon ndihmë, lajmëroni nëse e shihni këtë person
Dafina Zeqiri bëhet nuse
173 gjoba në Shkup, 23 vozitës pa patentë shoferi
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensio...
Lufta në Tajvan do të ishte “shkatërruese”
Skuadra arabe po bën plane për ta prezantuar Lionel Messin, ...