Sulmuesi Milot Rashica, që asistoi në golin e dytë për Kosovën në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut, tha se sonte bënë lojë shumë më të mirë sesa në ndeshjet e kaluara.
“Besoj që e nisëm lojën shumë më mirë sesa në ndeshjet e kaluara.
Arritëm ta mbajmë topin më gjatë për neve, bëmë disa kombinime të mira dhe arritëm të dalim në sulm shumë më shpejt çka na ka munguar në ndeshjet e kaluara dhe besoj që i shënuam edhe golat në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Ai deklaroi se kundërshtari i radhës, që është Greqia, është më i fortë, por tha se do të luajnë me besim për fitore.
“E dimë që do të luajmë kundër një kundërshtari shumë më të fortë dhe që luan me një stil të lojës krejt ndryshe.
Sot kemi bërë shumë gjëra të mira dhe do të futemi me mendimin pozitiv që ta fitojmë ndeshjen”, tha ai për Klan Kosovën në prononcimin pas ndeshjes.
Edi Rama në Izrael, kjo është agjenda
Portieri i ri shqiptar ftohet nga Juventusi për ndeshjen me ...
Ludo i thotë Albës: Limi më ka thënë e dua…
Lëndohen katër persona në Bogë të Rugovës, motorri i borës u...
Vlera Qerimi e pesta në Premier League në Stamboll
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...