Milot Rashica ka vazhduar shkëlqimin me Galatasarayn në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi kosovar ka shënuar një tjetër gol me fanellën e gjigantit turk, në fitoren ndaj Alanyaspor me rezultat 1-4.
Rashica realizoi golin e katërt në këtë takim pas asistimit nga kanadezi Sam Adekugbe.
26-vjeçari realizoi golin e katërt në kampionat, teksa ka bërë edhe katër asistime.
Ndërkohë vushtrriasi ka edhe dy gola të tjerë në Kupën e Turqisë në katër sfida.
“Paraqitje solide e ekipit, ne duhet ta mbajmë këtë ritëm dhe këtë përqendrim. I lumtur që e ndihmova ekipin me një gol. Shkojmë përpara luanë, të gjithë së bashku”, ka shkruar ylli kosovar në profilin e tij në Instagram.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Rashica është i huazuar te Galatasaray nga Norwich City, me klubin turk që po bën të pamundurën për ta blerë përfundimisht kartonin e reprezentuesit kosovar. /Telegrafi/
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...