Futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe lojtari i Norwich, Milot Rashica ka folur në konferencë për shtyp sot para duelit ndaj Greqisë të cilën kombëtarja e luan në “Fadil Vokrri” nesër mbrëma.
Siaps Rashicës, Kombëtarja tani është në nëj fazë më ndryshe për nga e kaluara dhe i kanë gjasat e mira për një rezultat pozitiv ndaj Greqisë.
“Tani jemi në një situatë krejt ndryshe prej dallim prej asaj të kaluarës. Besoj që ndeshja e fundit kundër Gjeorgjisë ka treguar që dimë të zhvillojmë lojë të mirë dhe kanë luftuar djemtë gjithë së bashku dhe shpresoj dhe besoj që shanset i kemi të mira që me dalë me një rezultat pozitiv. Kemi me jep maksimumin edhe në fund ishalla po e fitojmë ndeshjen.
Miloti ndër të tjera ka theksuar se kombëtarja ka treguar që luajnë një futboll ofanziv edhe këtë lojë do të vazhdojnë të aplikojnë pavarësisht kundërshtarit se cili do të jetë.
“Besoj të gjithë e dinë edhe kemi tregu që ne gjithmonë luajmë lojë ofanzive që është parë edhe lojën e fundit, normal në këto lloj ndeshje me këto ekipe detajet e vogla mundet me vendosë por besoj dhe shpresoj që na kemi me vazhdu me bo lojën tonë pa marrë parasysh se kundër kujt kemi me lujtë, kjo u pa edhe në ndeshjen e fundit që kemi pasë shumë raste të mira edhe shpresojmë që nesër ato pak raste ose shumë rastë ti shfrytëzojmë në maksimum”, është shprehur 25-vjeçari./lajmi.net
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...