Ylli i kombëtares së Kosovës dhe të skuadrës angleze Norwich City, sot gjatë ditës ka dhuruar dhurata për fëmijët e shkollës së futbollit në Vushtrri, EL. Clasico.
Dhuratat janë ndarë nga babi i Milot Rashicës, Nexhmedin Rashica.
“Në emër të futbollistit Milot Rashica, dhurata për fëmijët e shkollës tonë i ndau babai i tij Nexhmedini, të cilët i falendërojmë për këtë gjest që tregon vlerat humane dhe sportive që ka Miloti dhe familja e tij. Ne, e falënderojmë dhe i urojmë shumë suksese Milotit, idolit të krejt fëmijëve shqiptarë”, ka shkruar shkolla e futbollit “El.Clasico” në faqën e tyre në Facebook. / arbresh.info/

Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj