Pavarësisht mbështetjes së plotë që Vinicius Junior ka marrë nga i gjithë klubi i Real Madridit pas situatës që ndodhi në Lisbonë në ndeshjen e parë ndaj Benfica dhe rëndësisë së padiskutueshme që ka në ekipin e “Los Blancos”, kur vjen puna të rinovimi i kontratës, ende nuk ka asgjë të re.
Edhe pse përflitet prej kohësh për një rinovim të kontratës së anësorit brazilian e cila skadon në qershor të vitit 2027, deri tani lojtari dhe klubi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke shtuar zërat dhe spekulimet për një largim të mundshëm të tij gjatë verës së ardhshme.
Së fundmi, për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit për këtë situatë, ka menduar gazetari i njohur spanjoll, José Miguel Villarroya, i cili tregon se Manchester City i ka kërkuar Vinicius Junior të mos rinovojë kontratën me klubin madrilen, pasi do kërkojë transferimin e tij në verë.
“Unë po e bëj publike për shkak të gjërave që më vijnë nga Anglia, të cilat më tregojnë se Manchester City ka folur me të, për ta bindur atë të mos rinovojë”, tha Villarroya.
Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Vinicius Junior do të jetë padyshim protagonisti kryesor dhe më i rëndësishëm i merkatos së ardhshme të verës, për aq kohë sa mungon rinovimi me Real Madridin.
Vinicius iu bashkua Real Madridin në verën e vitit 2018. Deri më tani me klubin ka zhvilluar 358 paraqitje dhe ka shënuar 118 gola dhe 94 asistime./Arbresh.info
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person
Man United i pandalshëm në epokën e Carrick, fiton edhe ndaj...