Raphinha: Nëse Hansi Flick nuk do të kishte ardhur, unë do të isha larguar nga Barça

16:07 | 12 Janar 2026
D.H

Barcelona mbrëmë arriti të shënoj fitore me rezultat 3-2 në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit.

Vendimtar në këtë triumf ishte Raphinha i cili shënoi dy gola për triumfin e dytë radhazi në Superkupë të Barçës, shkruan Arbresh.info.

Raphinha është mirënjohës ndaj Hansi Flickut, ku ka theksuar se ai nuk do të ishte në skuadër nëse Flick nuk do të kishte ardhur.

“Nëse Hansi Flick nuk do të kishte ardhur, unë do të isha larguar nga Barça. Por Flick më telefonoi dhe më tha se kisha mbështetjen e tij. Një veprim i thjeshtë, por vendimtar për një futbollist që kishte nevojë të ndihej i rëndësishëm”, tha Raphinha.

Raphinha është lojtari me më së shumti kontribute tek Barcelona këto dy edicionet e fundit së bashku me Yamal e Lewandowskin.

Vetëm në dy ndeshjet e Superkupës realizoi katër gola./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale