Braziliani Raphinha sezonin e ardhshëm duket se sërish do të shijoj emocionet e Premier Leagues.
Gjiganti anglez, Arsenal është i interesuar për shërbimet e ish-futbollistit të Leeds United, i cili duket së në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Barcelona.
Sipas ‘Insider’, Arsenali do të duhet të paguajë tarifën prej 55 milionë funte për të nënshkruar me anësorin e Barcelonës, gjatë kësaj verë.
Raphinha ka kohë që monitorohet nga ‘Topçinjët’, skuadër kjo që tashmë është duke u përgatitur të nis negociatat me Barcelonën pë transferimin e mundshëm të Raphinha në ‘Emiratës’.
Barcelona siç raportohet synon t’i nxjerr parat që kishte investuar në brazilianin, i cili në ‘Camp Nou’ ishte transferuar për çmimin 55 milionë funte./rtk
27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend