Raphinha do të rikthehet në Angli vetëm pas dy viteve të kaluara te Barcelona.
Sulmuesi brazilian iu bashkua gjigantit katalunas me shumë bujë, por realisht ai ende nuk i ka përmbushur pritshmëritë te Barcelona.
27-vjeçari ka vuajtur edhe nga lëndimet e shumta, por te Barcelona nuk kanë kohë për ta pritur më gjatë dhe po mendojnë shitjen e tij në verë
Shkëlqimi i Lamine Yamal është një tjetër arsyeje që katalunasit duan ta shesin Raphinhan pasi braziliani më nuk konsiderohet i paprekshëm te kampioni në fuqi i Spanjës.
E ardhmja e brazilianit pritet të jetë sërish në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, aty ku la gjurmë për dy vite sa ishte pjesë e Leeds United.
Janë plot pesë skuadra si Tottenham Hotspur, Arsenal, Liverpool, Newcastle United dhe West Ham United që janë të gatshme ta transferojnë sulmuesin brazilian në afatin kalimtar veror.
Barcelona është e gatshme ta shes dhe po pret që nga largimi i brazilianit të fitojë rreth 60 milionë euro, shumë që nuk është problem për ekipet angleze. /Telegrafi/
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë