Mesfushori Aaron Ramsey ka pranuar se i është bashkuar Juventus-it për të fituar trofe.
Uellsiani pas nëntë viteve te Arsenal, gjatë verës kaloi si lojtar i lirë te “Zonja e Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Dëshira e tij mbetet të fitojë trofe të ndryshëm e ndër ta edhe Ligën e Kampionëve.

“Arsyeja kryesore që erdha te Juventus ishte të fitojë titullin e ligës dhe të garojmë për Ligën e Kampionëve”.
“Juve është klub i madh, një ndër më të mëdhenjtë në Evropë. Kishte klube tjera të interesuara për mua, por u ndjeva se Juve u interesua më shumë”.
“Dua të jem pjesë kur të fitojmë Ligën e Kampionëve. Është diçka që dua ta arrij. Dua të jem te ndonjë skuadër që në çdo sezon garon për se paku katër trofe”, deklaroi ai.
Uellsiani gjatë këtij sezoni për fanellën e “Bianconerëve” ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar katër gola dhe bërë një asistim./arbresh.info.
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës
Dënimi me 15 vjet i kosovarit në Beograd, Syla: Serbia po te...
Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”