Aaron Ramsey ka thënë se ndihet shumë mirë dhe se me Juventusin mezi po presin të rifillojë Serie A edhe pse me dyer të mbyllura.
Ramsey ka qenë i bllokimin nga coronavirusit në Itali dhe nuk ka pasur mundësi të kthehet në shtëpinë e tij në Uells.
“Ndihem shumë mirë. Ne jemi përsëri në fushë dhe ka qenë e shkëlqyeshme. Italia bëri bllokimin herët, kështu që vendosa të qëndroj këtu”.
“Karantina nuk ishte e lehtë, nuk ishte e lehtë të qëndroja brenda, por për fat të mirë isha me familjen time, gjë që zakonisht nuk mund ta bëj kur jemi duke luajtur”.
“Jam i lumtur për rinisjen e sezonit. Unë mendoj se, në përgjithësi, Italia është përpjekur t’i përgjigjet pandemisë sa më mirë”.
“Unë besoj se të gjitha hapat e ndërmarrë kanë qenë të duhurat dhe tani gjithçka po kthehet në normalitet”.
“Është e drejtë që ne të fillojmë përsëri. Ne jemi të lumtur që do të rikthehemi, duke ndjekur protokollet e sigurisë, dhe mezi presim të fillojmë përsëri edhe pse me dyer të mbyllura dhe pa tifozë”.
“Ne do të mendojmë për përfundimin e sezonit dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë uellsiani për Sky Sport Italia. /Telegrafi/
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...